Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-të vazhdojnë me tërheqjen nga Afganistani pavarësisht avancimit të talibanëve

SHBA-të vazhdojnë me tërheqjen nga Afganistani pavarësisht avancimit të talibanëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden do të vazhdojë planin e tij për t’u tërhequr nga Afganistani në të njëjtën mënyrë.

Shtëpia e Bardhë nuk po shqyrton rishikimin e planit të saj në Afganistan, raportoi “The New York Times”, duke cituar zyrtarë të lartë anonimë.

Ndërsa shtrohet pyetja se si do të reagojë Uashingtoni përballë avancimit të shpejtë të talibanëve zyrtarët thanë se ata do t’i përmbahet planit të tërheqjes dhe se janë duke ndjekur nga afër zhvillimet në Kunduz.

Zyrtarët thanë se u kryen vetëm sulme ajrore të kufizuara kundër talebanëve, por nuk pritej ndonjë ndërhyrje më gjithëpërfshirëse përtej kësaj.

Një zyrtar i tha gazetës se rreth 650 trupa amerikane mbeten në Afganistan dhe se plani i tërheqjes po vazhdon ashtu siç është përcaktuar.

Me qytetin Talukan, qendër e provincës verilindore Tahar, i cili gjithashtu ra në duart e talibanëve, numri i qendrave krahinore ku forcat qeveritare afgane humbën kontrollin është rritur në pesë.

Talibanët thonë se kontrollojnë më shumë se 80 për qind të territorit afgan.

Aktivitetet ushtarake amerikane, të cilat herë pas here mbështesin ushtrinë afgane me avionë luftarakë, do të përfundojnë në fund të muajit.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), më shumë se 1.000 civilë janë vrarë në sulmet dhe përleshjet talibane në muajin e kaluar.

Komisioni i Pavarur i Afganistanit për të Drejtat e Njeriut tha se rreth 1 milion civilë u zhvendosën nga fillimi i majit deri në gusht. /trt

Exit mobile version