Të paktën tre persona janë vrarë nga një person i armatosur në një park në Maryland të Shteteve të Bashkuara.
Mediat raportojnë se autori është në arrati. Sherifi i Harford County ka thënë se oficerët kanë arritur në vendin e ngjarjes në “Emmorton Business Park” në Maryland.
“Nëse dikush e sheh të dyshuarin, ai është i armatosur dhe i rrezikshëm”, tha Sherif Jeffrey Gahler në një konferencë shtypi. Gahler u tha gazetarëve se i dyshuari është Radee Labeeb Prince, një 37-vjeçar me ngjyrë.