SHBA: Të gjithë, përfshirë Iz’raelin duhet të respektojnë rolin e Forcave Paqeruajtëse në Liban

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kriby tha se të gjithë, përfshirë Izraelin duhet të respektojnë rolin e Forcave të Përkohshme Paqeruajtëse të OKB-së në Liban (UNIFIL), transmeton Anadolu.

Kirby në konferencën për media që mbajti nëpërmjet telekonferencës bëri vlerësime lidhur me sulmet e Izraelit ndaj elementëve të UNIFIL-it.

“UNIFIL luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në Liban. Ne e respektojmë këtë rol dhe duam që të gjithë, përfshirë Izraelin ta respektojnë këtë rol”, tha Kirby duke shtuar se ata i shprehën qartë shqetësimet e tyre për këtë çështje palës izraelite.

Ai theksoi se ushtria izraelite duhet të jetë e kujdesshme kur kryen “operacione” kundër Hezbollahut në zonat e Bejrutit me popullsi të dendur. “Ata (ushtarët izraelitë) mbajnë përgjegjësinë e kryerjes së këtyre operacioneve në një mënyrë që nuk rrezikon jetën e civilëve apo të elementëve paqeruajtëse të OKB-së”, tha Kirby.

Duke kujtuar se në sulmet e fundit të ushtrisë izraelite humbën jetën edhe disa ushtarë libanezë, këshilltari amerikan tha se “Kjo është e papranueshme dhe ne po u bëjmë presion izraelitëve për më shumë detaje për këtë çështje”.

– Izraeli shënjestroi UNIFIL-in

UNIFIL njoftoi më 10 tetor se dy paqeruajtës u plagosën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në një kullë vëzhgimi.

Ushtria izraelite bastisi objektet e UNIFIL-it në jug të Libanit më 13 tetor dhe shkatërroi portat e objektit me tanke.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në deklaratën e tij të fundit mbi këtë temë, tha se sulmet e Izraelit ndaj Forcave Paqëruajtëse të OKB-së në Liban “mund të përbëjnë krim lufte”.