SHBA do t’a dorezonte Gylenin për një shumë të hollash?

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn është i dyshuar pasi planifikonte për t’i dorëzuar Turqisë kundërshtarin e regjimit Fethullah Gülen në këmbim të disa miliona dollarëve, njoftuan sot mediat amerikane.

Sipas televizionit NBC dhe së përditshmes Wall Street Journal, prokurori special Robert Mueller është i fokusuar në një takim të zhvilluar mes Flynn, djalit të tij Michael Flynn Jr dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë turke pak pas zgjedhjes së Donald Trump në presidencë.

Dy mediat citojnë disa burime pranë hetimit të gjerë i ndërmarrë nga prokurori Mueller me dyshim për marrëveshje të fshehta mes stafit të fushatës së Donald Trump dhe Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet e nëntorit 2016.

Takimi në dhjetorin e 2016 në një club luksoz në Nju Jork, kishte të bënte me pagesën e 15 milionë dollarëve maksimumi për t’i dorëzuar qeverisë turke Fethullah Gülen, duke përdorur një avion privat për t’a transportuar deri në ishullin-burg të Imralit, në Detin Marmara, ku është i burgosur kreu historik i PKK-së, Abdullah Öcalan.

Fethullah Gülen, imami kontrovers me banim më Pensilvani akuzohet nga qeveria turke për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.