Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, sulmuesi rrah gruan muslimane dhe përpiqet t’ia heqë shaminë

SHBA, sulmuesi rrah gruan muslimane dhe përpiqet t’ia heqë shaminë

Një grua muslimane është sulmuar fizikisht nga një i panjohur, i cili u përpoq t’ia largonte shaminë. Ajo u sulmua fizikisht pasi i rezistoi agresorit.

Viktima anonime u trajtua në spital pas sulmit, i cili ndodhi pas namazit të sabahit.  Incidenti u shënua në Milwaukee, Wisconsin, SHBA.

Megjithëse policia po heton rastin, asnjë arrestim nuk është bërë deri tani. Gruaja e cila po shërohet nga plagët e marra thotë se kujtonte se do të vdesë. Sulmuesi iku nga skena e krimit, që ngjau pranë Shoqërisë Islame të Milwaukee.

Sipas vlerësimeve të drejtuesve fetarë, rreth 15,000 myslimanë frekuentojnë xhamitë në gjithë qarkun e Milwaukee.

Numri i grupeve të urrejtjes që shënjestrojnë muslimanët në SHBA pothuajse u trefishua përgjatë vitit 2016 dhe shifrat nga qytetet kryesore tregojnë se krimi islamofobik i urrejtjes është në rritje që nga ardhja në pushtet e Donald Trump. /MESAZHI/

Exit mobile version