SHBA, sulmohet verbalisht në supermarket pse ishte musimane

Një grua amerikane muslimane nga shteti i Virxhinias  u sulmua verbalisht në mënyrë racore, nga një grua tjetër amerikane, teksa po kryenin blerje në një supermarket. Sulmi ndaj musilimanes erdhi pikërisht nga gruaja të cilës ajo ia kishte lëshuar radhën te arka.
Viktima e sulmit verbal e kishte lejuar atë të kalonte përpara, pasi i dukej sikur ishte me nxitim, raporton portali britanik METRO.
Megjithatë, në videot e marra nga supermarketi, sulmuesja i thotë viktimës së paidentifikuar: “Shpresoj që ata (autoritetet) të mos ju lejojnë të hyni në vend”.

Pasi e pa se me cfare personi kishte të bëjë, gruaja muslimane i tha se ajo nuk e ka ndermend te shkoj askund, pasi kishte lindur dhe ishte rritur aty.
Videoja u postua në Facebook nga Jeremy McLellan, i cili është mik me gruan muslimane.

/MESAZHI/