Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA shpreh “shqetësime serioze” për situatën në Kudsin Lindor

SHBA shpreh “shqetësime serioze” për situatën në Kudsin Lindor

Jen Psaki

Shtëpia e Bardhë ka shprehur “shqetësime serioze” rreth dhunës në Kudsin Lindor të pushtuar ndërsa tensionet arritën kulmin pas një sulmi izraelit në xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër dhunën në Izrael. Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me situatën, përfshirë konfrontimet e dhunshme që kemi parë gjatë ditëve të fundit”, tha Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Psaki theksoi se këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, dje gjatë një telefonate me homologun e tij izraelit “përsëriti shqetësimet në lidhje me dëbimet e mundshme të familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre” dhe dënoi sulmet nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.

“Kjo është diçka që ekipi ynë i sigurisë kombëtare po monitoron nga afër, padyshim, në të qeverinë, natyrisht edhe presidenti është i njoftuar dhe po e shikon nga afër gjithashtu”, tha ajo.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, të paktën 305 persona u plagosën sot kur policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe sulmoi palestinezët që bënin rojë për të parandaluar sulmet e mundshme nga hebrenjtë ekstremistë.

Që nga java e kaluar tensionet në lagjen Sheikh Jarrah janë rritur pasi kolonët izraelit hynë në lagje pas vendimit të një gjykate izraelite e cila urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. /aa

Exit mobile version