Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në SHBA është rritur në 650.697, prej të cilëve 1.529 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 40,28 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,43 milionë raste të konfirmuara dhe 66.540 të vdekur.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 75 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. /tch