“Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, sidomos nëse ato janë larg njëra-tjetrës”, ka deklaruar zyrtari i lartë amerikan, ëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, duke iu referuar qëndrimeve të Serbisë, edhe pro anëtarësimit në BE dhe ruajtur ndikimin e Rusinë.
Duke folur në një forum mbi ekonominë në Serbi, ai komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën, aleaten e Serbisë.
“Synimi i Shteteve të Bashkuara është që Serbia të jetë e përparuar, e qëndrueshme, e sigurt dhe e integruar ne Bashkimin Europian, prandaj ajo duhet të punojë me nismat që e afrojnë me BE-në. U propozoj partnereve tanë në Serbi që të pyesin Rusinë se çfarë bën ajo që ta ndihmojë në rrugën drejt bllokut evropian”, citon Zëri i Amerikës.
“Nuk besoj se dhënia e imunitetit diplomatik për personelin e qendrës (humanitare ruse) do të ndihmonte Serbinë që të përmbushë synimin e saj për anëtarësim”, shtoi diplomati i lartë amerikan.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe analiste ushtarake e shohin si një baze ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur me qëllimin të mbikëqyrë interesat amerikane në Ballkan.