Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA: Serbia duhet të kthehet nga Perëndimi, nuk ka alternativa të tjera

SHBA: Serbia duhet të kthehet nga Perëndimi, nuk ka alternativa të tjera

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Chistopher Hill, pret që shpejt të krijohet qeveria e Serbisë dhe që ajo të jetë e orientuar nga Perëndimi.

Presidenti serb ka muaj që zvarrit krijimin e Qeverisë, ndërkohë që zgjedhjet janë mbajtur më 3 prill dhe kjo, nga ekspertët, është parë si shmangie për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

“Sa u përket sfidave, e di që shumë serbë e ndjejnë veten sikur e kanë gjetur veten në një gjendje të vështirë, por gjithashtu mendoj se shumë serbë janë të vendosur dhe mendojnë se Serbia duhet të kthehet nga Perëndimi. Serbia duhet të kthehet nga Perëndimi, nuk ka alternativa të tjera”, tha Hill, përcjell gazeta “Danas” të hënën.

Ai ka mohuar se po përzihet në krijimin e qeverisë së Serbisë.

“Unë përfaqësoj interesat e SHBA-së, nuk përzihem në kuzhinat e huaja”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite të hënën në Shabc, tha se deri nga mesi i gushtit do të formohet qeveria e re.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për agresionin në Ukrainë. /koha

Exit mobile version