SHBA, rritet në 113.125 numri i vdekjeve nga COVID-19

SHBA vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në botë, me numrin më të madh të vdekjeve dhe të infektuarve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me mbledhjen e të dhënave të lidhura me pandeminë, gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë zbuluar 19.135 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus në vend është rritur në 2.027.438. 

Gjatë ditës së fundit po ashtu 648 persona vdiqën nga koronavirusi, duke e çuar në 113.125 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus. 

Sa i përket numrit të rasteve të zbuluara me koronavirus, pas SHBA-ve pason Brazili me 711.696 raste të zbuluara, Rusia me 458.253 raste të zbuluara dhe Spanja me 288.797 raste të zbuluara. 

New York-u është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me 399.892 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 30.516 vdekje. 

Deri më tani në SHBA janë kryer gjithsej 21.728.000 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa janë shëruar mbi 773 mijë pacientë paraprakisht të testuar pozitiv ndaj këtij virusi.