Rreth një e treta e popullsisë së rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) rreth viteve 2013-2016 ka konsumuar ushqime të shpejta (fast food).
Në raportin “Konsumimi i ushqimeve të shpejta në mesin e të rriturve në SHBA mes viteve 2013-2016”, të përgatitur nga Qendra Kombëtare e Statistikave Shëndetësore të SHBA-së (NCHS), thuhet se 36,6 për qind e personave mbi moshën 20-vjeçare kanë konsumuar ushqime të shpejta.
Në raport thuhet se konsumimi i ushqimeve të shpejta është zvogëluar në bazë të moshës. Konsumimi i këtij lloji të ushqimi në grupmoshën 20-39-vjeç është 44,9 për qind, te grupmosha 40-59, 37,7 për qind dhe te grupmosha mbi 60-vjeç është 24,1 për qind. Raporti thekson niveli i konsumimit të ushqimeve të shpejta rritet në bazë të nivelit të të ardhurave.
Sipas këtij raporti, meshkujt në vaktet e drekës preferojnë më shumë të konsumojnë ushqime të shpejta sesa femrat.