SHBA, rriten masat e sigurisë para inaugurimit të Joe Biden

Para inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, Joe Biden, në ndërtesën e Kongresit dhe përreth në kryeqytetin Washington DC janë rritur masat e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Para ceremonisë së inaugurimit, që do të mbahet sot, shumë rrugë dhe bulevarde në Washington janë mbyllur për trafik, ndërsa janë marrë masa të rrepta të sigurisë si përgjigje ndaj njoftimeve të mundshme të sulmit.

Në inaugurim do të shërbejnë 25.000 pjesëtar të Gardës Kombëtare.

Biden pritet të inaugurohet si presidenti i 46-të i SHBA-ve, por Trump mohoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit duke pretenduar për mashtrime, si dhe bëri thirrje për tubime masive.

Në një mbledhje më 6 janar në Washington D.C., Trump mbajti një fjalim të diskutueshëm para një turme, pas së cilës mbështetësit e tij marshuan drejt Kapitolit të SHBA-ve ndërsa ligjvënësit po numëronin votat e Kolegjit Zgjedhor për fitoren e Bidenit.

Turma e mbështetësve të Trumpit sulmoi ndërtesën legjislative ndërsa përplasjet që pasuan rezultuan në vdekjen e 5 personave.

Ndaj Trumpit u ngrit impiçment në Dhomën e Përfaqësuesve në lidhje me “nxitjen e kryengritjes” dhe po përballet me një gjyq të Senatit pas inaugurimit.