SHBA: Raportet se Izraeli përdor civilët si mburoja njerëzore janë shqetësuese

SHBA-ja ka deklaruar se raportet se ushtria izraelite po përdor civilët palestinezë në Rripin e Gazës si mburoja njerëzore janë “shqetësuese” dhe ka kërkuar nga Izraelit të hetojë akuzat, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Vedant Patel, u tha gazetarëve se do të nxisin Izraelin që “të hetojë menjëherë dhe në mënyrë transparente këto akuza dhe të mbajë përgjegjës çdo autor të mundshëm”.

“Izraeli ka përgjegjësinë për të përmbushur detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Patel, duke theksuar se akuzat janë “vetëm raporte në këtë pikë” dhe kjo është arsyeja pse SHBA-ja do të inkurajojë Izraelin “të shohë se çfarë po ndodh”.

Një hetim nga gazeta ‘Haaretz’ në Izrael zbuloi se ushtria po përdor sistematikisht civilët palestinezë si mburoja njerëzore gjatë operacioneve në Gaza.

Raporti i publikuar të martën tha se praktika kryhet me dijeninë e zyrtarëve të lartë ushtarak, duke përfshirë shefin e shtabit të ushtrisë, Herzi Halevi.

Raporti, i cili bazohet në dëshmitë e ushtarëve dhe komandantëve izraelitë, zbuloi se civilët palestinezë zakonisht mbanin uniforma të ushtrisë izraelite dhe shumë prej tyre ishin në të 20-at.