Numri i migrantëve të vdekur të gjetur në një kamion të braktisur në qytetin San Antonio, në shtetin e Teksasit të SHBA-së, është rritur në 53, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët vendosën qirinj dhe lule në vendin ku u gjet kamioni, duke bërë homazhe për migrantët që humbën jetën rrugës me shpresën për një jetë më të mirë.
Në vendin ku u gjet kamioni, qytetarët vendosën edhe shishe uji në kujtim të migrantëve që besohet se kanë vdekur nga etja si pasojë e vapës.
Supozohet se bëhet fjalë për punëtorë të paligjshëm që kanë hyrë ilegalisht në SHBA. Mes të gjeturve janë shtetas të Meksikës, Guatemalës dhe Hondurasit