Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, protestë në mbështetje të Palestinës në Washington

SHBA, protestë në mbështetje të Palestinës në Washington

Një grup aktivistësh mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës në Washington të SHBA-së, raporton Anadolu.

Protestuesit bënë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Të paktën 51 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për veprimet në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Exit mobile version