Dhjetëra protestues në Raleigh të Karolinës Veriore, mbajtën një protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit kanë thënë se kundërshtojnë fuqishëm vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19.
Njerëzit e mbledhur mbanin pankarta ku shkruhej “Kërkojmë liri” dhe “Jo detyrimit”.
Organizatorët thanë se qytetarët në një vend demokratik duhet të kenë të drejtën të zgjedhin dhe të vendosin vetë nëse duan të marrin vaksinën apo jo, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten një vend i të drejtave dhe lirive të njeriut. /aa