Në qytetin San Francisco të shtetit Kaliforni të SHBA-ve, mijëra persona në rajone dhe lagje të ndryshme të qytetit protestuan kundër presidentit amerikan, Doland Trump dhe organizatës raciste ekstreme Ku Klux Klan (KKK), e cila mbron epërsinë e amerikanëve të bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta e planifikuar të shtunën e cila do të organizohej në një zonë të madhe parku në afërsi të urrës San Francisco Golden Gate, një ditë më parë u anulua për shkaqe të sigurisë.
Pas anulimit, protestuesit morën vendim që të mblidhen në një pikë të re për të cilën kishin vendosur nëpërmjet rrjeteve sociale.
Njerëz të shumtë të cilët u mblodhën përballë Sheshit Alamo, ku qindra policë kishin marrë masa të gjera të sigurisë, protestuan kundër presidentit të SHBA-ve Trump dhe organizatës Ku Klux Klan.
Në protestë tërhoqën vëmendjen pankartat kundër presidentit Trump të vendosura në njërën prej shtëpive të njohur me emrin “Painted Ladies”.