Autoritetet amerikane njoftojnë se janë arrestuar 143 persona të cilët protestuan duke bllokuar autostradën në St. Louis në Missouri të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e St. Louis ka arrestuar 143 persona të cilët protestuan kundër lirimit më 15 shtator të policit i cili në vitin 2011 shkaktoi vdekjen e të riut 24 vjeçar afroamerikan, Anthony Lamar Smith.
Së bashku me 120 të arrestuarit e tjerë në protestat e mbajtura më 17 shtator thuhet se është rritur në 300 numri i personave të arrestuar për të njëjtën çështje.
Ndërkohë, bëhet e ditur se protestuesit dhe grupet civile për liri kanë akuzuar forcat e sigurisë për përdorim të mënyrave të ashpra kundër protestuesve.
Gjithashtu edhe policia ka vënë në dukje se protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe sende të jera si dhe kanë shkatërruar vitrinat e disa dyqaneve.