Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, protesta në disa qytete në mbështetje të palestinezëve

SHBA, protesta në disa qytete në mbështetje të palestinezëve

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë mbajtur protesta në mbështetje të palestinezëve si dhe për lirimin e aktivistit dhe studentit Mahmoud Khalil, raporton Anadolu.

Protestuesit, duke përfshirë aktivistë hebrenj, u mblodhën në New York, për të protestuar në mbështetje të palestinezëve që gjenden nën sulmet izraelite.

Protestuesit kërkuan nga autoritetet amerikane lirimin e studentit aktivist pro-palestinez Mahmoud Khalil.

Ndërkaq, protesta janë mbajtur edhe në kryeqytetin e SHBA-së, Washington. Këtu, protestuesit janë mbledhur pranë Agjencisë së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE).

Protestuesit në qytetin San Francisco të California-s u mblodhën përpara zyrës së Shtetësisë dhe Shërbimeve të Imigracionit (USCIS), për të kërkuar lirimin e aktivistit palestinez Mahmoud Khalil, i cili u arrestua me arsyetimin se ai udhëhoqi demonstratat pro-palestineze.

Demonstruesit brohoritën parulla në mbështetje të Palestinës dhe marshuan në rrugën Sansome për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës.

Aktivist pro-palestinez i Universitetit Columbia dhe banor i përhershëm ligjor, u arrestua nga oficerët e ICE-së më 8 mars në banesën e tij në kampus në New York. Ai mund të dëbohet sipas një ligji federal që përdoret rrallë, duke cituar shqetësime të politikës së jashtme.

Studentët në të gjithë SHBA-në, qytetarë dhe jo-shtetas amerikanë, kanë ushtruar të drejtën e tyre për të demonstruar dhe për të folur kundër luftës së Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë të paktën 50.900 palestinezë që nga 7 tetori i vitit 2023 dhe e ka shkatërruar më shumë se 90 për qind të infrastrukturës së enklavës.

Exit mobile version