Një njeri i shurdhër dhe memec u qëllua për vdekje nga policia pasi fqinjët e tij bërtitën se “ai nuk mund të dëgjojë”.
Magdiel Sanchez, 35 vjeç, u kontaktua nga oficerë të cilët ishin duke hetuar një aksident, ku drejtuesi i mjetit nuk kishte ndaluar, ndërsa kaluan afër shtëpisë së tij në Oklahoma City të martën në mbrëmje.
Sanchez mund të komunikonte vetëm me gjeste me anë të duarve dhe po i bindej urdhrave të oficerëve të policisë.
Si përgjigje, të dy oficerët hapën zjarr njëkohësisht – njëra me armë, dhe tjetri me një mjet të quajtur Taser.
Sanchez, i cili nuk kishte histori kriminale, vdiq në vendngjarje.
Në një konferencë shtypi, kapiteni Bo Mathews tha se dëshmitarët po bërtisnin ‘ai nuk mund të të dëgjojë’ para se oficerët të hapnin zjarr ndaj Sanchez, por ata me sa duket nuk i dëgjonin.
Ai tha se oficerët ndiheshin të kërcënuar, sepse Sanchez mbante një shkop, i cili kishte një unazë lëkure të bashkangjitur në fund për t’u përshtatur rreth duarve të tij.
Mathews tha se nuk e dinte se sa të shtëna u qëlluan, por ishte më shumë se një plumb.
Polici që kreu aktin Chris Barnes, është pezulluar nga detyra në pritje të hetimit.