Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan se ishin gati të përdorin forcën në rast nevoje, për të ndalur programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Lajmin e bëri të ditur për media ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
Megjithatëm Haley theksoi se vendi i saj preferonte “veprim diplomatik global kundër Phenianit”.
Ajo shtoi se veprimet e Koresë së Veriut “po mbyllnin shpejt mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike” dhe Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të mbrojnë veten dhe aleatët e saj.
“Një nga aftësitë tona janë forcat tona të konsiderueshme ushtarake. Ne do t’i përdorim ato nëse duam, por ne nuk duam që të shkojmë në atë drejtim parimisht”, tha Haley.
Duke marrë një hap të madh në programin e raketave, Korea e Veriut të martën filloi testin e nisur nga një raketë balistike ndërkontinentale që disa ekspertë besojnë se ka diapazonin për të arritur Shtetet e Bashkuara, më konkretisht Alaskën dhe Hawain, si dhe ndoshta në pjesën veriperëndimore të Paqësorit. /MESAZHI/