ANKARA (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka paralajmëruar se mund të ekzistojë mundësia për intervenim ushtarak në rast se Koreja e Veriut vazhdon të zhvillojë armët bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në BBC, Tillerson, i cili pas Japonisë vizitoi Korenë e Jugut në kuadër të turneut aziatik, ka theksuar se opsioni për intervenim ushtarak në Kore të Veriut “është në tryezë” në rast se vendi vazhdon aktivitetet bërthamore.
Tillerson ka vizituar fshatin Panmunjom që ndodhet në zonën e demilitarizuar në kufirin mes Koresë së Jugut dhe Veriut, ndërsa është shprehur se u ka mbaruar “durimi strategjik” kundrejt Koresë së Veriut.