Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA ofron 1 milion dollarë shpërblim për djalin e Osama bin Laden

SHBA ofron 1 milion dollarë shpërblim për djalin e Osama bin Laden

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar 1 milion dollarë shpërblim për Hamza bin Laden, djalin e kreut të Al Kaedës Osama bin Laden, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me shpërblimin e vendosur për Hamza bin Laden.

Në deklaratë Hamza bin Laden përcaktohet si një lider në rritje brenda organizatës së Al-Kaedës ndërsa thuhet se ai që nga viti 2015 bën video që nxisin militantët e organizatës që të sulmojnë bazat e SHBA-ve dhe se po përpiqet të hakmerret për babain e tij Osama bin Laden, i vrarë në vitin 2011.

Sipas deklaratës Hamza bin Laden u përfshi në vitin 2017 në statusin e terroristit global të përcaktuar veçanërisht dhe për këtë arsye i janë konfiskuar të gjitha asetet në SHBA.

“Programi i shpërblimit për drejtësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ofron 1 milion dollarë për informacionin e identitetit ose vendndodhjes që do të çojë tek Hamza bin Laden, lideri kyç i Al-Kaedës”, thuhet në deklaratë.

Exit mobile version