Protestat kundër vrasjes së afroamerikanit, George Floyd u shndërruan në dhunë në qytetin Atlanta të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin e shtetit Georgia, Atlanta, filluan protestat brenda ditës pasi mbrëmjen e së premtes humbi jetën afroamerikani Rayshard Brooks u qëllua për vdekje nga policia pasi ai i drejtoi policisë pistoletën e elektroshokut.
Bëhet e ditur se shefja e policisë në Atlanta, Erika Shields ka dhënë dorëheqje ndërsa janë shënuar protesta përpara restorantit ku ka ndodhur incidenti. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve që bllokuan rrugën e unazës së qytetit në orët mbrëmjes.
Lidhur me vdekjen e Brooks është protestuar me ndezjen e zjarreve para restorantit ku ndodhi ngjarja. Pak kohë më pas, protestuesit i kanë vënë zjarrin restorantit.
Përderisa herë herë ka patur përleshje mes policisë dhe protestuesve, thuhet se policia ka arrestuar një numër të madh protestuesish.
– Dhuna policore në Atlanta trazoi situatën sapo ishte qetësuar nga ngjarja Floyd
Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje, ku Brooks të cilin e kishte zënë gjumi derisa ishte “në pritje për shërbim” në automjetin e tij u zgjua nga policët dhe më pas filloi debati.
Brooks u qëllua për vdekje pasi ai i mori elektroshokun policit kur zbriti nga automjeti i tij dhe ia drejtoi atë policit.
Ky incident ndodhi në Atlanta vetëm dy javë pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd në Minnesota dhe rriti menjëherë tensionet në qytet.
Ndërkohë në shumë qytete të vendit zhvillohen ende protestat për Floyd.