SHBA, në operacionet kundër bandave 1.378 të arrestuar

 Në operacionet e ndërmarra kundër bandave të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë arrestuar 1 mijë e 378 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në operacionin më të madh kundër bandave deri më tani nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit, brenda 6 javësh janë arrestuar 1.378 persona.

Bëhet e ditur se 1 mijë e 95 persona prej të arrestuarve janë pjesëtarë të bandave ndërsa 238 prej tyre kanë kryer vepra penale dhe administrative. Ndërkaq, njoftohet se 900 pjesëtarë të bandave janë shtetas të SHBA-ve.

Në operacionet kundër bandave të cilët kryejnë trafikim ndërkufitar të armëve dhe të drogave, trafikim të femrave dhe vrasje, janë konfiskuar 238 armë, 270 kilogramë substanca narkotike dhe 500 mijë dollarë.