SHBA ndihmon me 21 milionë dollarë YPG/PKK-në

Zyrtarët amerikanë me qëllim mbështetjeje i dhanë 21 milionë dollarë organizatës terroriste YPG/PKK, pas hyrjes në fuqi të “Aktit të Mbrojtjes Civile Siriane Caesar” i cili parashikon sanksione ndaj mbështetësve të regjimit të Bashar al-Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burime të besueshme, SHBA e cila më 17 qershor vendosi në zbatim Aktin e Mbrojtjes Civile Siriane Caesar që parashikon sanksione ndaj mbështetësve të regjimit të Asadit, i ka dalë në mbrojtje organizatës terroriste YPG/PKK.

Zyrtarët amerikanë kanë dhënë ndihmë prej 21 milionë dollarësh “para të thata” YPG/PKK-së në mënyrë që të mos ndikohet nga ligji në fjalë.

Organizata terroriste u lehtësua me këtë mbështetje financiare të marrë një ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe rriti me 150 për qind rrogat që jep në rajonet nën okupimin e saj.

Burimet kanë bërë të ditur se kjo ndihmë nuk është vetëm për një herë dhe se zyrtarët amerikanë kanë premtuar se do të sigurojnë mbështetje të ngjashme në rast se organizata terroriste do të ketë nevojë.

Departamenti amerikan e mohoi, koalicioni nuk mundi të japë përgjigje të qartë

Zyra e zëdhënësit të Koalicionit Ndërkombëtar në Luftën kundër DEASH të udhëhequr nga SHBA, në pyetjen e AA-së për ndihmën në fjalë tregoi si bashkëbiseduese Departamentin Amerikan të Shtetit i cili i përcolli AA-së një deklaratë të përgjithshme që nuk ka lidhje me çështjen.

Pasi AA i drejtoi sërish Koalicionit pyetjen “A keni dhënë ndihmë financiare të drejtpërdrejt ndaj SDG (YPG/PKK)?” zëdhënësi kolonel Myles Caggins tha se YPG/PKK-së e cila përdor emrin SDG i kanë dhënë 1.2 milionë dollarë ndihmë shëndetësore dhe parandaluese për koronavirusin e ri (COVID-19).

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit ka hyrë në veprim pas pyetjes së bërë ndaj Caggins të tillë “Jo ndihmat shëndetësore të siguruara muaj më parë, por a keni dhënë ndihmë në ‘para të thata’ për shkak të Aktit Caesar?”. Departamenti Amerikan theksoi se ata vetë nuk kanë dhënë ndonjë ndihmë për organizatën.

Në këtë mënyrë Koalicioni nën udhëheqjen e SHBA-së u distancua të bëjë një deklaratë të drejtpërdrejt dhe të qartë lidhur me ndihmën e fundit financiare të përcaktuar nga AA.