SHBA ndihmon me 15 milionë dollarë Palestinën në luftën kundër COVID-19

SHBA-ja ka njoftuar se ka siguruar 15 milionë dollarë ndihmë humanitare për palestinezët në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Rripin e Gazës, e cila është nën bllokadë, si pjesë e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Administrata e SHBA-së është e kënaqur të njoftojë se ka siguruar 15 milionë dollarë ndihmë humanitare për palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës”, tha në një deklaratë Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Në deklaratë bëhet e ditur se kjo ndihmë u bë përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit të SHBA-së (USAID) dhe se Shërbimet Katolike të Ndihmës në Gaza dhe Bregun Perëndimor shkuan për të mbështetur luftën kundër COVID-19.

Gjithashtu thuhet se me këtë ndihmë është dhënë mbështetje për aktivitetet e ndihmës urgjente ushqimore në të dy zonat. /aa