Këtë herë vota kundër e Shqipërisë ndaj vendimit të administratës së Donalt trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nuk ka kaluar aq lehtë pasi ka ardhur edhe hakmarrja e parë e SHBA ndaj shtetit shqiptar.
Ambasadorja Nikki Haley i ka bërë ftesë 65 vendeve që nuk e kundërshtuan njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Trump. Por, mungon ftesa për misionin diplomatik të Shqipërisë në New York.
Ndërsa Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare, nuk është e ftuar në pritjen e SHBA, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadoria Teuta Sahatçiu dhe trupi diplomatik kosovar, janë ftuar në festën e faleminderimit të SHBA më 3 janar 2018.
“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, ka marrë ftesë zyrtare, dje, dhe do të jetë me 3 janar në Plaza One – në Kombet e Bashkaura, në mesin e 65 shteteve të ftuar në pritjen vjetore që mban për trupin diplomatik, Misioni i SHBA, në OKB, ambasadorja Nikki Haley”, tha një burim i besueshëm shqiptar.
Gjithashtu, në një email të siguruar po nga “Bota sot”, Haley, duket se ftoi ato 65 vende ku ajo shkruan në rrjetin social Facebook, faqja zyrtare e Misionit të SHBA, se “ Jeni të ftuar në një pritje për t’ju falënderuar për miqësinë tuaj me Shtetet e Bashkuara”.
Haley tha se rezoluta, e cila kaloi me një shumicë madhore, ishte një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndaj të drejtës se tij për të ushtruar politikën e vet sovrane. Ajo paralajmëroi se mocioni mund të shkaktojë që SHBA të tërheqin fondet nga OKB.
E ftuar është edhe Maqedonia, që nuk mori pjesë në votim, por lëshoi sallën në momentin e votimit.