SHBA ka ngrirë dorëzimin e 130 buldozerëve në Izrael për shkak të prishjeve të shtëpive në Rripin e Gazës, thanë të dielën mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency.
Sipas të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth, Ministria izraelite e Mbrojtjes nënshkroi një kontratë të madhe për të blerë rreth 130 buldozerë D9 nga prodhuesi amerikan i makinerive Caterpillar.
Gazeta, duke cituar burime izraelite të sigurisë, tha se SHBA kohët e fundit e ngriu marrëveshjen për shkak të përdorimit të këtyre buldozerëve për të prishur shtëpitë në Gaza, gjë që ka ngjallur kritika të gjera në SHBA.
Burimet pohuan se Izraeli kishte paguar tashmë për buldozerët dhe ishte në pritje të miratimit të eksportit nga Departamenti i Shtetit i SHBA. /mesazhi