Qeveria amerikane po kërkon të sigurojë përdoruesit e karburanteve në vend se brenda disa ditësh do të rinisë funksionimi i një tubacioni kritik në vend, të mbyllur pas një sulmi kibernetik pas të cilit dyshohet se qëndron Rusia. Incidenti ka shkaktuar panik lidhur me mungesën e benzinës në treg.
Sekretarët amerikanë të energjisë e për çështje të sigurisë kombëtare dolën përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite në një përpjekje për të zbutur shqetësimet ndërsa çmimet e karburantit po ngrihen në nivele që nuk janë parë prej vitesh.
Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm pranoi se disa guvernatorë të shtetesh janë të shqetësuar se pikave të karburantit po u mbarojnë furnizimet.
Ajo u tha gazetarëve se shtetet e Karolinës së Veriut dhe Jugut, Tenesi, Xhorxhia dhe Virxhinia kanë patur ndikimin më të madh nga mbyllja e tubacionit rreth 9,000 kilometra të gjatë.
Të martën Guvernatori i Virxhinias Ralph Northam, shpalli gjendjen e emegjencës sikurse edhe Karolina e Veriut.
Të mërkurën pasdite pritet të merret një vendim për rifutjen në punë, të gazsjellësit Kolonial, me seli në Xhorxhia, por zonja Granholm tha se megjithatë do të duhen disa ditë që të nisë të funksionojë.
Sipas saj kompania veproi me përgjegjësi, sipas zotit Granholm, duke ndalur punën e tubacionit për të shmangur në këtë mënyrë një kërkesë të hakerave për paguar para.
Qeveria dhe shtetet amerikane po ndërmarrin një numër veprimesh të përkohshme dhe po konsiderojnë të tjera për të lehtësuar furnizimin me karburant të avionit. Disa taksa mbi karburantin janë pezulluar.
Po kështu po shqyrtohet edhe një mundësi për të lejuar anijet e huaja të transportojnë karburant, gjë që do të kërkonte një përjashtim nga ai që njihet si Akti Jones, sipas të cilit të gjitha mallrat e transportuara mes porteve brenda vendit duhet të transporton nga anije amerikane. /voa