Administrata amerikane i ka lejuar kompaninë Airbus që ti shes Iranit më shumë së 100 avionë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën për gazetarin e AA nga kompania Airbus me qendër në Francë thuhet se Departamenti i Zyrës së Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Jashtme (OFAC) i ka dhënë licencë kompanisë për shitjen e avionëve kompanisë Iran Air në vlerë prej 20 miliardë dollarë.
“Kemi fituar licencën e dytë nga OFAC në bazë të marrëveshjes që u nënshkrua në janar të vitit 2016 në Paris. Kjo licencë do të mundësojë vazhdimin e negociatve për absolvimin e marrëveshjes për shitje”, thuhet në deklaratë.