Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA mesazh mbështetjeje Koresë së Jugut lidhur me rrëzimin e avionit

SHBA mesazh mbështetjeje Koresë së Jugut lidhur me rrëzimin e avionit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden dhanë mesazh “mbështetjeje” në lidhje me aksidentin që ndodhi si pasojë e daljes jashtë kontrollit të një avioni pasagjerësh gjatë uljes në qytetin Muan të Koresë së Jugut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden thanë se morën me “trishtim të thellë” lajmin për humbjet e jetëve në aksidentin e ndodhur duke shtuar se “Lutjet tona janë me të prekurit nga kjo tragjedi”.

Gjithashtu Biden tha se SHBA-ja është e gatshme të sigurojë çdo lloj ndihme të nevojshme.

– Aksidenti i avionit në Korenë e Jugut

Në rrëzimin e avionit që ndodhi në qytetin Muan të Koresë së Jugut si pasojë e daljes nga kontrolli gjatë uljes të një avioni udhëtarësh, humbën jetën 179 persona.

Autoritetet deklaruan se aksidenti ndodhi si pasojë e mosfunksionimit në pjesët e uljes së avionit dhe se avioni të cilit nuk iu hapën pjesët e uljes herën e parë, u rrëzua gjatë një aterimi të detyruar për herë të dytë.

Exit mobile version