Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA: Me Turqinë, veçanërisht në lidhje me Sirinë, kemi interesa të përbashkëta

SHBA: Me Turqinë, veçanërisht në lidhje me Sirinë, kemi interesa të përbashkëta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur se me Turqinë, veçanërisht në lidhje me Sirinë, kanë interesa të përbashkëta.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price në konferencën e përditshme për shtyp tha: “Për të realizuar interesat e përbashkëta në Siri do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive me Turqinë”.

Pyetjes së drejtuar duke iu referuar lajmeve se Turqia është i vetmi vend që mund të pengojë një masakër të mundshme ndaj civilëve në Idlib, në formën: “A ka mundësi të ketë një bashkëpunim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë në lidhje me civilët në Idlib?”, Price iu përgjigj duke thënë: “Me Turqinë, veçanërisht në lidhje me Sirinë, kemi interesa të përbashkëta. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive me Turqinë me qëllim që të realizohen interesat tona të përbashkëta në Siri”.

Exit mobile version