SHBA mbi 65 milionë qytetarë votuan para kohe në zgjedhjet presidenciale

Përderisa zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA po afrohen, deri më sot kanë votuar para kohe mbi 65 milionë qytetarë, transmeton Anadolu.

Laboratori zgjedhor i Universitetit të Floridës njoftoi numrin e votave që janë përdorur para kohe deri më sot. Prej atje njoftuan se deri më sot në të gjithë vendin kanë votuar para kohe mbi 65 milion qytetarë.

Në deklaratë thuhet se më shumë se 34 milionë prej tyre votuan personalisht dhe afërsisht 31 milionë amerikanë votuan para kohe me postë.

Në SHBA gjenden 244 milionë votues, ndërsa në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 u shënua një pjesëmarrje rekord prej 66,6 për qind ku votuan rreth 159 milionë njerëz.

Ndërsa votimi i parakohshëm vazhdon deri në ditën e zgjedhjeve në shumë shtete, votat e parakohshme të hedhura me postë ose duke shkuar në qendrat e votimit do të numërohen së bashku me votat e hedhura më 5 nëntor, pas mbylljes së qendrave të votimit atë ditë.

Presidenti amerikan Joe Biden, votimin e tij të parakohshëm për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit nga të cilat u tërhoq nga gara në muajin korrik, e kreu në qytetin e tij Delaware.