SHBA, mbi 139 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 139.189, prej të cilëve 916 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 68.449, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.548.546.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1.6 milionë të infektuar ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 44 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 429.278 raste të konfirmuara dhe 32.462 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.933.655 raste, India me 941.630 raste dhe Rusia me 746.369.