Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA: Mbështesim të drejtën e Iz’raelit për të mbrojtur veten

SHBA: Mbështesim të drejtën e Iz’raelit për të mbrojtur veten

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha sot një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA. Ai shtoi se presidenti Joe Biden u ka kërkuar zyrtarëve amerikanë që të komunikojnë “në baza të përhershme” me Izraelin.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pati një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Yoav Gallad dhe ripohoi angazhimin e Uashingtonit për mbrojtjen e Izraelit, njoftoi Pentagoni.

“Austin foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallad për të diskutuar mbrojtjen e Izraelit kundër sulmeve nga libanezët (Hezbollahu)”, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

“Sekretari Austin ripohoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit kundër çdo sulmi nga Irani dhe partnerët dhe aleatët e tij rajonalë”, shtoi Pentagoni. /abcnews

Exit mobile version