SHBA, lirohet ish-polici i akuzuar për vrasjen e George Floyd

Derek Chauvin, ish-oficeri i bardhë i policisë amerikane i akuzuar për vrasjen e afroamerikanit të paarmatosur George Floyd në Minneapolis të Minesotas, u la i lirë sot me një kaucion prej 1 milion dollarësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Chauvin u lirua nga burgu në Oak Park Heights, ku ai po priste gjyqin e planifikuar për në vitin 2021, sipas të dhënave të gjykatës.

Oficeri i shkarkuar akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe vrasje pa paramendim, pas vrasjes së 46-vjeçarit Floyd më 25 maj, duke i vënë gjurin në qafë për gati nëntë minuta.

Vrasja ndodhi teksa Floyd po arrestohej pasi u raportua se ishte përpjekur të përdorte një banknotë të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan.

Tre oficerë të tjerë gjithashtu janë akuzuar për vdekjen e Floyd.