Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se lëshoi ndihma humanitare ekuivalente me më shumë se 50 mijë vakte në veri të Gazës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e bërë nga CENTCOM në rrjetet sociale X thuhet se për plotësimin e nevojave elementare të civilëve në Gaza, dje në orën 12:30 me orën lokale u krye një operacion i hedhjes së ndihmave humanitare me avionë ushtarakë të tipit C-130 në veri të rajonit.
Thuhet se ushqim dhe ujë që korrespondon me më shumë se 50 mijë vakte u hodhën nga ajri në veri të Gazës gjatë operacionit dhe u dha mesazhi se SHBA-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihma humanitare nga ajri.
– “Sulm mbrojtës” nga CENTCOM kundër Huthive të mbështetur nga Irani në Jemen
Në një postim tjetër në X, CENTCOM njoftoi se 2 sisteme të mjeteve ajrore pa pilot u shkatërruan në një “sulm mbrojtës” në rajonet e kontrolluara nga Huthit të mbështetur nga Irani në Jemen.
Në deklaratë thuhet se CENTCOM përcaktoi se sistemet në fjalë përbënin “kërcënim” për anijet tregtare në rajon dhe anijet e marinës amerikane dhe se sulmet u kryen për të “mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për të bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për marinën amerikane dhe anijet tregtare”.