SHBA lëshon bombën me te madhe jo-bërthamore në Afganistan

Ushtria amerikane ka lëshuar një bombë të madhe në Afganistan, njoftojne per CNN katër zyrtarë ushtarakë amerikanë të lidhur me misionin.

Bomba masive e quajtur A GBU-43 / B me nofkën Moab, ra në orën 7 të darkës sipas kohës lokale, thanë burimet.
Bomba Moabi është e njohur edhe si “nëna e të gjitha bombave.” Një Moabi peshon 21,600-kile, drejtohet me GPS, dhe është bomba më e fuqishme jo-bërthamore e Amerikës.
Bomba u hodh nga një avion MC-130, operuar nga Air Forca e Komandës së Operacioneve Speciale, sipas burimeve ushtarake.
Ata thanë se objektiv ishin tunelet e ISIS-it dhe personeli në rrethin Achin të provincës Nangarhar.
Ushtria amerikane është duke e vlerësuar dëmin, dhe gjenerali John Nicholson, komandant i forcave amerikane në Afganistan e ka nënshkruar përdorimin e bombës.
Kjo është hera e parë që një Moabi përdoret në fushën e betejës, sipas zyrtarëve amerikanë. Ky municion është zhvilluar gjatë luftës në Irak. Nuk dihen pasojat në njerëz nga ky sulm. /MESAZHI/