Agjencia Kombëtare e Zbulimit të SHBA-ve (NRO) ka lançuar një satelit zbulimi në hapësirë nga Kalifornia, raporton Anadolu Agency (AA).
Raketa Atlas 5 e cila mbante satelitin NROL-42, dje mbrëmë u nis nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kalifornia.
Zyrtarët nuk dhanë informacione lidhur me misionin apo orbitën e satelitit zbulues.
Satelitët e NRO-së kanë misione të shumta si mbledhja e informacioneve për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe identifikimin e efekteve të fatkeqësive natyrore.