Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në një takim me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se ka alternativa ndaj “operacionit tokësor” të Izraelit kundër qytetit Rafah, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Blinken u takua me ministrin Gallant në Washington. Në takim Blinken theksoi se janë “kundër operacionit” tokësor në Rafah dhe se për këtë ka alternativa.
Blinken diskutoi për rritjen e menjëhershme të ndihmës humanitare për plotësimin e nevojave të civilëve në Rripin e Gazës.