Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, kritika në mesin e demokratëve për humbjen zgjedhore

SHBA, kritika në mesin e demokratëve për humbjen zgjedhore

Në mesin e demokratëve që humbën zgjedhjet presidenciale në SHBA, pa humbur kohë, filloi të diskutohet humbja zgjedhore dhe kritikat brenda partisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të uebfaqes “Axios” me seli në SHBA, politikanët demokratë, kanë ndarë reagimet e tyre për humbjen e kandidates së tyre Kamala Harris.

“Në vend se të pyesim se si njerëzit mund ta votojnë Donald Trumpin, duhet të pyesim se pse njerëzit e votuan atë”, pyeti Tom Suozzi, anëtari demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Ai theksoi se ai do të merrte reagime për komentet e tij, por publiku është i mërzitur nga ekstremizmi dhe ata duhet të dëgjojnë qytetarët.

Senatori Bernie Sanders, nga ana tjetër, në deklaratën me shkrim duke i akuzuar demokratët për braktisjen e klasës punëtore, tha “A mund të nxjerrin ndonjë mësim real nga kjo fushatë katastrofike, qarqet e parave të mëdha dhe konsulentët shumë të paguar që kontrollojnë Partinë Demokratike? Me siguri jo”.

Jamaal Bowman dhe Ro Khanna, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve drejtuan kritika të ngjashme. “Kishte shumë gabime”, tha Bowman.

Një nga politikanët demokratë, Brad Schneider shprehu habinë e tij për rezultatet e zgjedhjeve duke thënë: “Kjo nuk ishte diçka që ne e prisnim”.

– Demokratët akuzojnë udhëheqësinë e jo partinë nga rezultatet

Disa anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët folën për “Axios” në kushte anonimiteti, pohuan se rezultati ishte reagim kundër udhëheqjes së Partisë Demokratike dhe jo ideologjisë së saj.

Një politikan demokrat fajësoi kandidaten presidenciale Harris për rezultatet, ndërsa tjetri e akuzoi Harris-in se “nuk është angazhuar realisht me të moderuarit” në Kongres.

“Demokratët sulmuan fjalë për fjalë gjithçka që bëri Trump. Ne nuk mund të pajtoheshim për asgjë, nuk mund të pajtoheshim me të për asgjë. Nuk mund të thonim: ‘Në fakt, sigurimi i kufirit është ide e mirë, thjesht nuk jam dakord me mënyrën se si ai e bën atë'”, tha një politikan tjetër demokrat.

Exit mobile version