SHBA-ja ka konfirmuar se të enjten në metropolin turk Istanbul do të zhvillohet raundi i dytë i konsultimeve mes Moskës dhe Washingtonit, transmeton Anadolu.
Në një konferencë për media, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha se delegacionet amerikane dhe ruse më 10 prill do të takohen për herë të dytë në Istanbul për të provuar të bëjnë përparim në “stabilizimin e mëtejshëm të operacioneve të misioneve dypalëshe”.
Duke theksuar se “nuk ka çështje politike apo të sigurisë në rendin e ditës”, Bruce theksoi se çështjet që lidhen me Ukrainën “absolutisht nuk janë në rendin e ditës”.
“Këto bisedime janë të fokusuara vetëm në operacionet e ambasadës sonë, jo në normalizimin e një marrëdhënieje dypalëshe në përgjithësi”, tha ajo.
Më 27 shkurt, delegacionet ruse dhe amerikane u takuan në rezidencën e konsullit të përgjithshëm të SHBA-së në Istanbul për të diskutuar operacionet e ambasadave të tyre përkatëse në kaudër të përpjekjeve dypalëshe të normalizimit.