Një numër i konsiderueshëm i punonjësve në një spital të Floridës janë pushuar nga puna pasi kishin postuar në internet foto dhe video shqetësuese, ku sillen tejet keq me foshnjet e posalindurta.
Një fotografi virale, e publikuar fillimisht përmes Snapchat tregon një infermiere që ngritë gishtin e mesëm në drejtim të një foshnjeje, duke thënë ‘Ja cfarë ndjej për këta shejtanë të vegjël’.
Ndërsa në një video, një infermiere shihet duke e detyruar një të porsalindur të kërcejë me muzikë rep duke lëvizur gjymtyrët e foshjes në mënyrë dhunuese.
Një zëdhënës i spitalit tha se veprimet janë të egra dhe të papranueshme.
Jeanne Casey, zyrtare e cështjeve publike në spital, tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për disa video / foto të postuara në internet. Ky është veprim i egër, i papranueshëm, tepër joprofesionale dhe nuk mund të tolerohet.
“Ne kemi identifikuar anëtarët e stafit të përfshirë në skandal. Ata janë larguar nga kujdesi për pacientët dhe do të trajtohen nga sistemi ligjor dhe drejtësia ushtarake. Ne jemi në procesin e njoftimit të prindërve të pacientëve.’ /MESAZHI/