Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA kërkon shtimin e ndihmës humanitare në Ga’za, kritikon Iz’raelin

SHBA kërkon shtimin e ndihmës humanitare në Ga’za, kritikon Iz’raelin

Departamenti i Shtetit njoftoi se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka shqyrtuar veprimet e ndërmarra nga Izraeli deri më tani dhe ka kërkuar hapa të tjerë për të rritur në mënyrë të ndjeshme ndihmën humanitare për civilët në Gazë, duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera të nevojshme.

Administrata e Presidentit Biden po shton presionin ndaj Izraelit për të përmirësuar kushtet humanitare në Rripin e Gazës, ndërsa afron një afat 30-ditor që Izraeli të përmbushë disa kërkesa të SHBA-së, ose përndryshe mund të përballet me kufizime të mundshme të ndihmës ushtarake.

Administrata Biden gjithashtu dënon dhunën e fundit nga kolonët ekstremistë hebrenj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe kërkon që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Exit mobile version