Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA kërkon nga Izraeli të shmangë përshkallëzimin kundër palestinezëve përpara vizitës së...

SHBA kërkon nga Izraeli të shmangë përshkallëzimin kundër palestinezëve përpara vizitës së presidentit Biden

Administrata amerikane ka kërkuar nga Izraeli të shmangë përshkallëzimin ose marrjen e hapave të njëanshme kundër palestinezëve përpara vizitës në rajon të planifikuar muajin e ardhshëm nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta ‘Haaretz’ tha se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf, u kërkoi zyrtarëve izraelitë të ndërpresin operacionet ushtarake kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë prishjen e shtëpive dhe dëbimet.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden është planifikuar të vizitojë Izraelin dhe Bregun Perëndimor më 13 korrik.

Vizita vjen mes tensioneve në rritje në Bregun Perëndimor lidhur me fushatat e përsëritura të arrestimit nga Izraeli në territorin e pushtuar dhe inkursionet e përditshme të kolonëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Që nga fillimi i këtij viti, sipas shifrave palestineze, mbi 65 palestinezë janë vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite në bastisjet dhe përleshjet në Bregun Perëndimor. /aa

Exit mobile version