Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është kërcënuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Rusinë lidhur me Sirinë, derisa Moska dhe aleatët e saj sirianë, nuk e ndalin sulmin ajror kundër qytetit Alepo.
Departamenti amerikan i shtetit tha se këtë ultimatum Kerry e ka paraqitur te kolegu i tij rus, Sergei Lavrov, gjatë një bisede të sotme telefonike.
Zëdhënësi John Kirby, tha se Uashingtoni përgatitet për “pezullimin e angazhimit bilateral SHBA – Rusi për Sirinë, derisa Rusia nuk ndërmerr hapa të menjëhershëm për ndaljen e sulmit në Alepo”.
Nga Rusia nuk ka pasur komente të menjëhershme për këtë ultimatum.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara i mbështesin palët e ndryshme në luftën civile në Siri, por janë përpjekur të bashkëpunojnë me marrjen në shënjestër të grupeve të njohura terroriste.
Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia është shkatërruar më herët këtë muaj.
Javet e fundit kane ndodhur sulme te ashpra ajrore nga aeroplanët rusë dhe regjimi sirian në Alepo, ku janë të bllokuar qindra mijëra civilë. /rel/