Ushtria amerikane përuroi dislokimin e saj zyrtar të trupave në Rumani, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainën fqinje, raporton AP.
Pesë mijë trupa nga Divizioni 101 Ajror do të priten në bazën ajrore lindore të vendit Kogalniceanu, e cila do të shërbejë si qendra e tyre kryesore operacionale në muajt e ardhshëm. Në një fjalim para zyrtarëve dhe ushtarëve, gjeneralmajor JP McGee, komandanti i Divizionit 101 Ajror tha se njësia e tij ndodhet mbi 300 kilometra larg nga luftimet në Kherson, gjë që i bën forcën më të afërt ushtarake amerikane ndaj konfliktit.
Gjatë samitit të NATO-s të muajit të kaluar në Madrid, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi një forcë luftarake të brigadës me rotacion në Rumani dhe një garnizon të përhershëm në Poloni, ndërsa Washingtoni synon të forcojë praninë e tij në Evropë. /koha