SHBA-ja vendos gardh teli përgjatë kufirit San Diego-Tijuana, për të parandaluar emigracionin e paligjshëm

Ushtarët amerikanë vazhdojnë të ndërtojnë një gardh teli përgjatë kufirit meksikan në Kaliforni pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi rritjen e masave të sigurisë për të luftuar emigracionin e paligjshëm, raporton Anadolu.

Për të parandaluar emigracionin e paautorizuar, barrierat po përforcohen duke vendosur gardh teli me gjemba midis gardheve ekzistuese në zonën kufitare San Diego-Tijuana në rajonin Colonia Libertad.

Vendosja e gardhit të telit është rezultat i drejtpërdrejtë i zbatimit të premtimit të fushatës së presidentit Trump për të dëbuar miliona emigrantë të paligjshëm nga SHBA-ja.